Vdes emri i madh i basketbollit kosovar

Superliga 27 Nëntor 2018 11:27

KB Bashkimi ka njoftuar se ka ndërruar jetë një prej emrave më të mëdhenj në historinë e klubit nga Prizreni.

Kampioni i Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur lajmin se ka ndërruar jetë Bujar Gjurgjeala.

Ky është njoftimi i KB Bashkimit:

“Sot me shumë pikëllim pranuam lajmin që ndërroi jetë njëri nga figurat kryesore të basketbollit prizrenas z. Bujar Gjurgjeala.
Ai përveq kontributit të palodhur dhe te vazhdueshëm në basketboll, ishte edhe një patriot që bëri shumë për qështjen kombëtare. Ishte një mësues, një këshillues dhe bashkëpuntorë i shkëlqyer.
Të qoftë i lehtë dheu, do të na mungosh!”
, thuhet në njoftimin e KB Bashkimit.

Gjurgjeala ishte në krye të Lidhjes së Basketbollit të Kosovës në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar, pjesë e organeve dhe delegacioneve të basketbollit jugosllav të kohës.

Ai po ashtu ka qenë delegat i Kuvendit të Kosovës që shpalli pavarësinë më 2 korrik 1990 dhe Kushtetutën e Kaçanikut. /Insporti.com