Vdes femra që ka vozitur 641 kilometra në orë (VIDEO)

Motosport 29 Gusht 2019 11:18

Një garuese me vetura në SHBA, Jessi Combs ka humbur jetën pas një aksidenti, kur kërkonte të vendoste një tjetër rekord shpejtësie me makinën e saj.

Familja e Combs konfirmoi aksidentin në Oregon por nuk dha shumë detaje. Në një deklaratë familja tha se do ta kujtonin me “buzëqeshjen e ndritshme dhe pozitivitetin e saj”. Combs 39 vjeç është konsideruar si gruaja më e shpejtë mbi katër rrota. E fitoi këtë titull në 2013 kur fluturoi me makinën e vet me 641 km/orë.

Combs donte që të kalonte këtë shpejtësi për të kapur rekordin prej 824 km/orë vendosur nga Kitty O’Neil në 1976, kur u përplas. “Ëndrra e Jessit ishte të bëhej gruaja më e shpejtë në tokë, një ëndërr që ajo e kishte që nga viti 2012…dhe e la këtë tokë duke ecur me shpejtësi më shumë se cdo grua në histori” tha familja.

Edhe kolegu I saj Terry Madden shkroi në median sociale. “Fatkeqësisht e humbëm dje në një aksident të tmerrshëm, isha I pari atje dhe më besoni bëmë gjithcka për ta shpëtuar” tha ai në postimin e Instagram.