Vdes ish-hendbollisti i i njohur kosovar

Sporte të tjera 28 Mars 2022 18:21

Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare, emri i njohur i hendbollit kosovar, Izet Kastrati, transmeton Insporti.

Kastrati ishte lojtar i dalluar i KEK-ut, Prishtinës, Drenicës e Vëllaznimit. Së fundi ishte i angazhuar si trajner i KHF Verona nga Obiliqi, ka njoftuar FHK-ja.

Në fund të viteve 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta ishte prej hendbollistëve të dalluar në vendin tonë.

Në emër të FHK-së, familjen Kastrati e ka ngushëlluar presidenti Eugen Saraçini.

“Me vdekjen e Izet Kastratit familja e madhe e hendbollit ka mbetur pa një anëtar të rëndësishëm. Kontributi i tij si lojtar e më pas si trajner do të kujtohet gjithnjë”, ka shkruar Saraçini.

-->