Vdes ish-portieri i Arsenalit

Futboll 04 Qershor 2021 09:27

Futbolli anglez dhe klubi i Arsenalit janë zi, pasi ka vdekur ish portieri Allan Miller.

Miller në moshën 51 vjeçare ka vdekur, raportojnë mediet angleze, transmeton Insporti.com.

Ish portieri anglez në vitin 1984 ishte transferuar në Arsenal.

Miller debutoi për Arsenalin ndaj Leeds Unitedit, duke u bërë portieri i parë që debuton nga stoli.

Ai kishte bërë pesë paraqitje për Arsenalin në përgjithësi.

Përveç Arsenalit, Miller u paraqit edhe te Plymouth Argyle, ëest Brom dhe Birmingham City. /Insporti.com/

-->