Vdes ish-sportisti i njohur – u përlesh me një shofer taksie

Sporte luftarake 23 Prill 2019 09:31

Ish-luftëtari i UFC-së, Rodrigo de Lima, është vrarë këtë të diel në Brazil, pas një përleshje me një shofer taksie.

Autoritetet braziliane kanë konfirmuar për ESPN se 28-vjeçari ka ndërruar jetë, pasi u përfshi në një zëngë me Jefferson Roger Maciel, njeriut që u identifikua si ngasësi i automjetit, raporton Insporti

Mësohet se De Lima doli nga vetura, e më pas Maciel e goditi atë me veturë nga prapa.

Maciel u largua nga skena e krimit dhe policia tashmë është në kërkim të tij.


Rodrigo De Lima, ish-luftëtari i UFC-së që ndërroi jetë në mënyrë tragjike

MMA Fighting ka folur me Michel Prazeres, një luftëtar i UFC-së në welterweight the mik i vjetër i De Lima’s, rreth incidentit. Ai konfirmoi se De Lima u përfshi në një fjalosje me vozitësin dhe se viktima ishte në veturë me disa shokë kur kjo kishte ndodhur.

Vozitësi i veturës fillimisht u largua, por u kthye pas një kohe të shkurtë, për ta goditur De Liman me makinë.

De Lima, 28-vjeçar, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë. Ai përdori nofkën “Monstro”, dhe pati bilanc 9-3-1 në karrierën e tij si luftëtar i arteve marciale mikse.

Luftëtari brazilian, në artet marciale mikse kishte garuar në kategorinë ‘bantamweight’.

Ai kishte luftuar dy herë në UFC, duke pësuar humbje ndaj Neil Magnyt në vitin 2014 dhe në vitin 2015 nga Efrain Escudero. /Insporti.com/