Vdes legjenda e Formula 1, Niki Lauda

Formula 1 21 Maj 2019 08:40

Tre herë kampioni i Formula 1, Niki Lauda ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Niki Lauda, tre herë kampion i Formula 1, i cili dy nga titujt e tij i fitoi pas një përplasje të tmerrshme që e la atë me djegie të rënda, ka vdekur të hënën

Agjencia e Shtypit të Austrisë citoi familjen e Laudës të ketë thënë se ai “vdiq në mënyrë paqësore” të hënën.

Walter Klepetko, një mjek i cili kreu një transplantim të mushkërive në Laudan vitin e kaluar, të martën tha: “Niki Lauda ka vdekur, unë duhet ta konfirmoj këtë.”

“Sukseset e tij unike si sportist dhe sipërmarrës janë dhe mbeten të paharrueshme. Drejtimi i tij i palodhshëm, drejtësia e tij dhe guximi i tij mbeten një shembull dhe standard për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e familjes.

Lauda ka fituar titujt e Formula 1 me Ferrarin dhe McLaren në vitet 1975, 1977 dhe 1984.