Vdes legjenda e futbollit të Kosovës

Futboll 10 Prill 2019 13:14

Futbolli i Kosovës sot humbi njërin nga emrat më të shquar në historinë e vet dhe njërin nga punëtorët e shquar ndër dekada.

Shinasi Berisha ish gjyqtari ndërkombëtra dhe më pas zyrtarti shumë vjeçar iu KF Prishitna ka vdekur në moshën 73 vjeçare, pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Ai ishte gjyqtari i parë kosovar i FIFA-s duke referuar në shumë ndeshje ndërkombëtare. Para pak vitesh ishte analist i referimit në RTV21.

Berisha pritet të varroset sot derisa detajet e ceremonisë së varrimit do të bëhen të ditura me kohë.

Ndryshe, ai është edhe baba i aktorit dhe regjisorit prishtinas, Fatos Berisha, i cili është një ndër themeluesit e festivalit të filmit “Pri Film Fest”.