Vdes në moshë 16-vjeçarja alpinistja e shpallur kampion bote, rrëzohet nga një shkemb

Atletikë 16 Qershor 2020 14:16

Atletja e shpallur kampione bote, Luce Douady ka vdekur në moshën 16-vjeçare pasi u rrëzua nga një shkemb 500 metra në Alpet Franceze.

Ajo ka ndërruar jetë ndërkohë që eksploronte malet me miqtë e saj pranë qytetit jug-lindor të Grenoble.

“Humbja e saj është mjaft e dhimbshme dhe e trishtë për komunitetin e ngjitjes”, tha Federata Franceze për ngjitje në mal (FFME).

“Luce ishte një atlete e re shumë premtues për ekipin francez të ngjitjes. Ajo ishte vetëm 16 vjeç dhe e ardhmja e saj ishte para. Sot, e gjithë federata është në zi”.

Ajo ishte kampionia më e re e botës, një disiplinë ngjitje që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike në Tokio.

Federata Ndërkombëtare e Ngjitjes së Sportit e përshkroi atë si një “atlete të shkëlqyer dhe të talentuar”.

-->