Vdes në moshën 33 vjeçare modelja e Formula 1

Formula 1 10 Gusht 2020 16:40

Një vajzë e cila punonte tek Formula 1 ra në gjendje komë pasi u verbua nga njëri sy dhe kishte veshka të dëmtuara.

Khloe Atkinson ka ndërruar jetë 2 ditë pasi mbushi 33 vjeç në orët e para të 8 gushtit. Modelja me kohë të pjesshme ka pasur disa probleme shëndetësore dhe mësoi të jetojë me diabetin e tipit 1 për 10 vite.

Në shkurt ajo papritmas humbi shikimin në syrin e saj të djathtë dhe një javë më vonë u tha që kishte dështim të veshkave.

Para se të vdiste Khloe kosumonte rreth 30 tableta në ditë dhe ishte në dializë në Spitalin Universitar Royal Stoke.

Në një intervistë për mediat e huaja, para se të vidiste, Khloe ka treguar se diabeti jeton në familjen e saj. Babai, vëllai dhe gjyshërit e saj vuajnë të gjithë nga kjo sëmundje.

“Unë u diagnostikova në moshën 21-vjeçare dhe në atë moshë të gjithë miqtë e mi shkonin nëpër festa duke pirë kokteile dhe alkool, ndërsa unë kufizohesha. Diabeti është një vrasës i heshtur dhe ai vret organet tuaja pa e ditur ju”, është shprehur ajo.

Një javë pas verbimit të syrit të djathtë, ajo përfundoi në spital në gjendje të rëndë dhe mjekët i thanë se veshkat e saj funksiononin vetëm  8% dhe dhe ishte shtruar në dializë derisa të gjente një donator.

Për fat të keq vajza nuk gjeti një donator duke humbur jetën.

-->