Vdes nga koronavirusi trajneri i boksit në Shqipëri

Boks 05 Prill 2020 19:34

Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.

61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duke e mbajtur gjallë.

Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.

Skënder Kurti, ish-boksier  i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.

-->