Vdes themeluesi i KB Lipjanit, Pajazit Olluri

Basketboll 17 Mars 2021 16:11

Trajneri i njohur nga Kosova, Pajazit Olluri, sot (e mërkurë) ka ndërruar jetë.

Lajmi është bërë i ditur nga KB Lipjani, përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.

Olluri ka qenë themelues i klubit basketbollistik nga Lipjani, aty ku punoi edhe me shumë gjenerata.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë që sot u nda nga jeta trajneri dhe punëtori i palodhshëm i basketbollit Lipjanas e në veçanti KB Lipjanit, Pajazit Olluri.

Pajaziti ishte themelues i KB Lipjanit, punoj shumë me të gjitha gjeneratat dhe mbajti “gjallë” klubin edhe atëherë kur ishte më së vështiri!

Për më shumë edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndihmoj nga afër edhe në periudhat më të mira klubin, inkuadrimin në Super Ligë në vitin 2018 dhe qëndrimin aty për dy vite rresht.

Do mbetet i respektuar dhe i kujtuar gjithmonë nga gjithë sportistët e në veçanti nga klubi që e themeloj vet, KB Lipjani!

Prehu në paqe Pajo!” – thuhet në njoftimin e KB Lipjanit.

-->