Vdes tragjikisht në moshën 48 vjeçare legjenda e sportit francez

Sporte tjera 25 Nëntor 2020 09:54

Sporti francez është në zi pas lajmit për vdekjen e Christophe Dominici, transmeton Insporti.

Christophe Dominici, nënkampion i botës me Francën në Rugby ka ndërruar jetën në moshën 48 vjeçare ka njoftuar klubi i tij, Stade Francais.

“Me dhimbje të mëdha konfirmojmë lajmin e vdekjes së Christophe Dominici. Përgjatë 11 viteve të kaluar në klub, Dominici, me anë të talentit dhe punës së tij ka kontribuar në shkrimin e një kapitulli të sukseshëm të historisë sonë” – thuhej në njoftimin e klubit.

Dominici bëri 67 paraqitje për Francën, ku kujtohet heroizim i tij në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror ndaj Zelandës së Re, ku fal tij Franca arriti të kualifikohej në finale.

Christophe Dominici has died at the age of 48.

Ai luajti në tri Kampionate Botërore për Francën, fitoi katër tituj “Six Nations”, përfshirë dy grand slam në vitin 1998 dhe 2004./Insporti.com/

-->