Vdes tragjikisht shoferi 25-vjeçar, u përplas rëndë me një motor tjetër gjatë garës

Motosport 23 Qershor 2020 09:16

Një shofer britanik i Superbike humbi jetën në një aksident në Donington Park. Ben Godfrey, 25 vjecar, është rrëzuar nga motori i tij pas një përplasje me një tjetër shofer gjatë garës ‘No Limits Trackdays’ mbi cirkuitin e Leicestershire.

Shoferi, duke iu referuar organizatorëve, kishte pësuar “lëndime të rënda e pavarësisht asistencës mjekësore të menjëhershme nuk ia doli dot”.

Lajmin e rëndë e ka komunikuar vetë No Limits, që ka zyrtarizuar incidentin e ka konfirmuar vdekjen e djaloshit:

“Gjatë sesionit të dytë të grupit të avancuar të ditës sonë në No Limits Track në Donington Park, Ben Godfrey, 25 vjec, është përplasur me një motor tjetër dhe është rrëzuar nga motori.

“Tragjikisht, ka pësuar lëndime të rënda e pavarësisht asistencës mjekësore të menjëherëshme në vend, ka humbur jetën pak më pas”.

-->