Vdes ylli i futbollit nga koronavirusi

Futboll 12 Shtator 2020 21:27

Ka ndërruar jetë edhe një ish futbollist i njohur nga koronavirusi, raporton Insporti.

Fjala është për ish mbrojtësin irakian, Nadhim Shaker i cili ka ndërruar jetë dje në spital raporton CNN.

Ai vdiq në një spital në veri të Irakut, në qytetin e Erbilit. Shaker ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë në histori të Irakut dhe ish trajner i kombëtares irakiane.

A military band and football fans escort the coffin of Nadhim Shaker on Saturday.

“Sporti i Irakut ka humbur njërin nga simbolet më të rëndësishme, i cili punoi dhe arriti që të zhvillonte sportin e futbollit dhe të dhuronte knaqësi për qytetarët e Irakut” – u shpreh presidenti i vendit Barham Salihi.

Iraku ka regjistruar 286.778 raste me coronavirus ndërkohë janë raportuar 7,841 vdekje sipas Johns Hopkins University./Insporti.com/

-->