Vedat Muriqi asiston, Fenerbahce fiton (VIDEO)

Futboll 29 Dhjetor 2019 19:33

Fenerbahce ka arritur të triumfojë si mysafir i Rizesporit me rezultat të ngushtë 1-2.

Vedat Muriqi ndeshjen e nisi nga minuta e parë.

Golin e fitores për Fenerin e shënoi Jalison pas një asistimi të Vedat Muriqit në minutën 70’.

Fenerbahce me këtë fitore pozicionohet në vendin e katërt me 31 pikë të grumbulluara, gjashtë më pas se kryesuesi, Sivaspor.

Më poshtë mund ta shikoni asistimin e Muriqit te goli i fitores:

-->