Vedat Muriqi e uron Distria Krasniqin

Kombëtarja 24 Korrik 2021 13:33

Distrita Krasniqi është shpallur kampione Olimpike në kategorinë -48 kg në Xhudo.

Shumë figura të ndryshme politike uruan Distriën për triumfin e saj, por nuk mungoi as një nga lojtarët më të mirë të Kombëtares së Kosovës në futboll.

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi e uroi 25 vjeçaren për triumfin e saj, duke e quajtur “Krenaria Jonë”.

Kujtojmë se, kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën, pas asaj në vitin 2016, të fituar nga Majlinda Kelmendi. /Insporti.com/

-->