Vedat Muriqi flet para miqësores me Burkina Fason, i uron mirëseardhje trajnerit

Futboll 22 Mars 2022 20:39

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur seancën e dytë stërvitore në prag të miqësores me Burkina Fason, që zhvillohet më 24 mars.

Për miqësoren ndaj Burkina Fasos ka folur ylli prizrenas i Mallorcas, Vedat Muriqi, i cili tha se do ta japin maksimumin, si gjithmonë

Muriqi foli edhe për trajnerin francez, Giresse, duke i uruar mirëseardhje.

“Jemi duke vadhuar me punën tonë dhe do të japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira. Trajneri i ri? Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet të zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirësardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”

Ndryshe, Dardanët nesër e zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:00, derisa paraprakisht Giresse dhe njëri nga lojtarët do të paraqiten në konferencë për media në orën 15:30.

/Insporti.com

-->