Vedat Muriqi flet pas fitores së parë në Grupin B: Fitore e rëndësishme, në Kosovë ndeshjen me Greqinë i kemi edhe tifozët

Kombëtarja 02 Shtator 2021 20:33

Kosova ka arritur fitoren e parë në këto ndeshje kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

Skuadra e drejtuar nga tekniku zviceran, Bernard Challandes, arriti të mposhtë Përfaqësuesen e Gjeorgjisë, me rezultat minimal 0-1.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për SuperSport Kosovën, ku edhe u shpreh i lumtur me punën e bashkëlojtarëve të tij dhe fitoren.

“Po ne përgjithësi jam i lumtur që kemi arritur fitoren e parë në kualifikime. U kanë një fitore e rëndësishme për ne, fitore për me u kthjellë. Sa i përket golit, gjithmone kam thanë nuk është me rëndësi kush shënon Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi fitorja.

Kemi luajtur mirë, jemi mbrojtë mirë. Shpresojmë ndaj Greqisë të kemi ndeshje të mirë dhe t’i bëjme gjashtë pikë. U kanë me rëndësi të thyejmë akullin, për neve ka qenë me rëndësi të bëjme fitoren e parë, hala më mire si mysafirë.

Tash e kemi ndeshjen në Kosovë, ju e dini së në Kosovë luajmë më mirë, kemi tifozët edhe pse duket se janë vetëm 10%. Po punoj me një trajner, një ndër tre trajnerët ma të mirë në bote.

Eshtë nje trajner që e urren topin e gjatë, une jam sulmues pyk por ndonjeherë varet nga ndeshja. Më herët ka luajtur edhe Atdhe paksa është edhe taktike, po mundohem ta ndalojë topin, besoj se nuk jam keq edhe në tokë”. /Insporti.com/

-->