Vedat Muriqi flet pas formës fantastike: Dua t’i vendosi shkronjat e arta të emrit tim në këtë skuadër

Kombëtarja 22 Korrik 2019 23:01

Vedat Muriqi ka arritur të shënojë edhe në miqësoren e dytë me radhë sot, kësaj here ndaj klubit të njohur gjerman Wolfsburg.

Sulmuesi shtatlartë e ka gjetur shumë mirë veten në ambientin e ri.

Pas ndeshjes së parë ndaj Buesasporit ku shënoi dy herë, edhe në ndeshje me Wolfsburgun ai e ka gjetur rrjetën.

Zhvillohej minuta e 25-të, ku pas një harkimi në zonë, u krijua tollovi, ndërsa Muriqi nga afër arriti të shënojë.

Tifozët e klubit të njohur turk janë dashuruar në Muriqin, pas paraqitjeve të mira të tij.

Ndërkaq, në një deklaratë të dhënë së fundmi për mediat turke, Muriqi ka dhënë një premtim të madh për tifozët e Fenerbahçes.

“Do të jap gjithçka që mundem për këtë klub. Ju kam treguar edhe më parë, dua t’i vendosi shkronjat e arta të emrit tim në këtë skuadër”, tha fillimisht prizrenasi, transmeton zëri.info.

“Për këtë edhe kam ardhur. Mendoj se kam nisur mirë dhe shpresoj se këto paraqitje të reflektojnë edhe në kampionat”, shtoi Muriqi.