Vedat Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes kundër Spanjës: Më vjen keq

Kombëtarja 08 Shtator 2021 23:11

Vedat Muriqi ka thënë se i vije keq për rastin e humbur në ndeshjen ndaj Spanjës, të zhvilluar në “Fadil Vokrri”.

Kosova u mposht 0:2 ndaj Spanjës në një ndeshje që “Dardanët” e dominuan me raste.

Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për Supersport Kosovën:

“Është dashtë gjuajtje më e mirë. Më vjen keq, por luajtëm ndaj një superfuqie si Spanja.

Patem 3 a 4 raste të 100%. Kishim mundur me bë të pamundurën, por nuk arritëm.

Shpresojmë që në ndeshjet e fundit të nxjerrim sa më shumë pikë” – tha Muriqi.

-->