Vedat Muriqi i prin formacionit të javës në Turqi

Kombëtarja 27 Janar 2020 23:58

Fenerbahce arriti të fitojë me rezultat 2-0 kundër Basaksehir gjatë ndeshjes të së shtunës.

Natyrisht që në këtë ndeshje ashu edhe siç i është bërë zakon, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi shënoi gol.

Me këtë gol dhe paraqitjen e tij mbresëlënse, Vedati ka bërë që të jetë pjesë e formacionit të javës në ligën e futbollit turk.

Muriqi është i notuar me notën 8.2 kurse vetëm dy futbollistë kanë notë më të lartë se ai.

-->