Vedat Muriqi: Kisha raste, nuk i shfrytëzova – duhet të jemi vetëkritik

Futboll 12 Tetor 2021 23:22

Përfaqësuesja e Kosovës nuk ka arritur të marrë as sonte fitore ndaj Gjeorgjisë dhe u mposht në “Fadil Vokrri” me rezultat 2-1, shkruan Insporti.

Pas ndeshjes ka folur sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi, i cili tha se duhet të jemi vetëkritik.

“Po, pas ndeshjes trajneri e lavdëroi shpirtin luftarak të Kosovës derisa pati lëvdata për mua duke me thënë se i pëlqej si lojtar”, ka thënë Muriqi pas ndeshjes.

Tutje, Muriqi ka thënë se ata tani duhet të punojnë dhe të marrin një rezultat pozitiv në Greqi.

“Duhet të punojmë dhe së paku të marrim së paku një pikë në Greqi. Kemi kualitet dhe ndonjëherë na duhet fati siç ishte ai në fund të ndeshjes, ku pavarësisht rastit lojtari e humbi atë, por këto gjëra ndodhin”.

“Kisha raste, nuk i shfrytëzova, kështu që së pari duhet të kritikojmë veten dhe tani të shohim para”, ka thënë Muriqi.

Kujtojmë se, fitorja e vetme e deritashme e dardanëve erdhi pikërisht ndaj Gjeorgjisë, në fitoren minimale me golin e vetëm të Vedat Muriqit, muajin e kaluar.

Ndryshe, ky ishte takimi i parafundit i Kosovës në kuadër të fazës së grupeve dhe këtë cikël e përmbyllë me ndeshjen ndaj Greqisë në nëntor.

/Insporti.com  

-->