Vedat Muriqi mund të transferohet te skuadra e njohur italiane

Kombëtarja 20 Nëntor 2019 23:02

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka tërhequr vëmendjen e drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare.

Shtatë gola në njëmbëdhjetë ndeshje në Superligën turke dhe emri i tij ka përfunduar në listat e shumë klubeve të njohura.

Calciomercato.com raporton se për Vedat Muriqin ka interesim nga Lazio.

Në fillim të sezonit, sulmuesi i Kosovës, po e shijon aventurën me Fenerbahcen, duke shënuar gola dhe duke dhënë shfaqje të mira.

Shumë klube kanë trokitur në derën e klubit turk muajt e fundit, përfshirë edhe Tottenham e Atletico Madrid.

Ekipi turk nuk ka nevojë të fitojë para dhe vështirë se do të privohet nga sulmuesi 25-vjeçar në janar.

Por Lazio do të donte ta digjte konkurrencën, duke ofruar 8 milionë euro, apo dyfishi i asaj që ishte paguar nga Fenerbahce.

Klubi i tij në media kishte thënë se çmimi i lojtarit fillon nga 20 milionë euro.

-->