Vedat Muriqi në mesin e transferimeve më të dështuara në Serie A, i pari në listë mesfushori i Juventus

Futboll 13 Janar 2022 19:21

Muriqi zgjedhet transferimi i dytë më i dështuar në Serie A.

Mesfushori i Juventusit Aaron Ramsey ka fituar çmimin “Calcio Bidone” si transferimi më i dështuar në Serie A, duke mposhtur sulmuesin e Lazio Vedat Muriqi dhe një tjetër lojtar Bianconeri, Arthur Melo.

Çmimi mbahet çdo vit në Itali për të festuar “Bidonen” e fundit – lojtarin që do të dëshironit ta vendosni në “kosh” – i cili nuk është aq më i keqi sesa është më zhgënjyesi.

Ramsey ishte një agjent i lirë nga Arsenali në vitin 2019, por ndërsa ai gjithmonë luftonte me lëndime, këtë sezon ka qenë edhe më pak i rëndësishëm me vetëm 112 minuta të futbollit për klubin e tij.

Reprezentuesi i Uellsit ishte në krye të tabelës së ‘Calcio Bidone’ me 2,686 vota, duke qëndruar para Vedat Muriqit, i cili kishte 2,567 vota.

Reprezentuesi kosovar Muriqi kushtoi 20 milionë euro për të nënshkruar nga Fenerbahce në shtator të vitit 2020 dhe ka arritur vetëm dy gola në 48 ndeshje për Lazion.

Ai është shumë i dëshpëruar se kur Ciro Immobile është lënduar, Maurizio Sarri ka përdorur Pedro ose Felipe Anderson si një 9 fallso, në vend se të luajë me një natyral si Muriqi.

Në vend të tretë vie Arthur Melo i cili u votua me 1,794 vota si dështimi më i madh në Serie A.

-->