Vedat Muriqi nesër e ka rastin ‘e fundit’ ta tregojë vetën me Lazion

Futboll 24 Nëntor 2021 12:50

Lazio do të ndeshet mbrëmjen e nesërme me Lokomotiv Moskën në Rusi në një sfidë mjaft të rëndësishme për rrugëtimin e bardhekaltërve në Ligën e Europës.

Kjo do të jetë një sfidë e ndërlikuar dhe për sulmuesin shqiptar, Vedat Muriqin i cili pritet të ketë shansin e fundit ditën e nesërme për të treguar vlerat e tij.

27-vjeçari është jashtë planeve të Sarrit, por dëmtimi i Immobiles e bën të detyruar një aktivizim të sulmuesit të Kosovës.

Muriqi u transferua te Lacio vitin e kaluar nga skuadra e Fenerbaçes ku nuk ka arritur të lërë asnjë gjurmë, duke marrë parasysh se për kartonin e tij bardheklatrit shpenzuan afro 20 milionë euro.

-->