Vedat Muriqi nga minuta e parë në ndeshjen e cila nuk do të zhvillohet

Futboll 02 Mars 2021 18:00

Ndeshja mes Lazios dhe Torinos u vendos të luhet sot sipas orarit, megjithatë ekipi mysafir nuk ka udhëtuar.

Torino është bllokuar nga autoritetet lokale të shëndetit dhe nuk mund të udhëtojnë në kryeqytetin italian.

Megjithatë, Lazio ka publikuar formacionin startues për këtë ndeshje, shkruan Gazeta Express.

Vedat Muriqi është pjesë e formacionit startues në ndeshjen që nuk do të zhvillohet.

-->