Vedat Muriqi nuk e ka harruar profesionin, shënon gol për Fenerbahcen

Futboll 12 Qershor 2020 22:02

Sulmuesi i lindur në Prizren, Vedat Muriqi ka realizuar gol në ndeshjen e parë për Fenerbahcen pas rikthimit të Superligës turke, transmeton Insporti.

Sulmuesi 26 vjeçar ka shënuar nga pika e bardhë në minutën e 86-të, ndaj Kayserispor.

Goli i tij barazoi shifrat në 1-1 ndërkohë dy minuta më vonë, Luiz Gustavo shënoi për të kaluar në epërsi ekipin e Fenerbahces.

Ylli i Kosovës e nisi takimin nga banka për shkak të një lëndimi por u inkuadrua në pjesën e dytë.

Është ky goli i 14-të në ligë për Vedat Muriqin./Insporti.com/

-->