Vedat Muriqi nuk ndalet, shënon golin e radhës për Fenerbahcen

Futboll 20 Tetor 2019 19:27

Sulmuesi shqiptar i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka shënuar përsëri në kampionatin turk, shkruan Insporti.com.

Golin e dytë për Fenerin, e shënoi reprezentuesi i Kosovës, Muriqi në minutën e 62-të për rezultatin 0:2.

Fenerbahce është duke fituar në udhëtim ndaj Denizlispor.

Ky është goli i katërt i Muriqit në tetë ndeshje. /Insporti.com/

-->