Vedat Muriqi pas ndeshjes kundër Greqisë: Meritonim më shumë se barazim kundër grekëve
Kombëtarja
05 Shtator 2021
22:49

Kosova ka arritur të barazoj në fund të ndeshjes kundër Greqisë.
Pas një disavantazhi prej një goli në pjesë të parë, Vedat Muriqi në minutat shtesë të ndeshjes arriti që të barazoi rezultatin.
Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për Supersport Kosovën:
“Kena mujt me marr ma shumë se barazim, për shkak se filluam me lu ma mir se ata edhe me kontrollu lojen.
Në minutat e fundit ishim më të mirë se ata dhe sulmonim më shumë, ku edhe në fund arritum me realizu.
Tifozëria na ndihmoi shumë, sidomos mua që luaj përpara dhe shpresoj që sa ma shpejt mu qetsu gjendja me COVID dhe të mbushet stadiumi”.