Vedat Muriqi starton kundër Bolognas

Futboll 03 Tetor 2021 11:29

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi starton sot me Lazion në ndeshjen ndaj Bolognas, shkruan Insporti.

Lazio luan sot pa sulmuesin e tyre, Ciro Immobile i cili pësoi një dëmtim muskulor, prandaj Vedat Muriqi do të fillojë ndeshjen nga minuta e parë në “Stadio Dall’Ara”.

Sulmuesi kosovar do ta ketë rastin që të dëshmojë vetën në ndeshjen e sotme.

Tashmë janë publikuar formacionet startuese të të dyja klubeve:

BOLOGNA (3-4-2-1): Skorupski; Soumaoro, Medel, Theate; De Silvestri, Dominguez, Svanberg, Hickey; Soriano, Barrow; Arnautovic.

LAZIO (4-3-3): Reina, Marusic, Luiz Felipe, Acerbi, Hysaj; Leiva, Milinkovic Savic, Luis Alberto; Pedro, Muriqi, Felipe Anderson.

-->