Vedat Muriqi zhvilloi 9 minuta për Lazion, me këtë notë u vlerësua

Futboll 28 Gusht 2021 20:59

Skuadra e Vedat Muriqit dhe Elseid Hysajt, Lazio i ka shkaktuar debakël skuadrës së Spezias, duke e mposhtur me rezultat 6-0, shkruan Insporti.

Në mënyrë të pazakontë në këtë duel shënoi edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi shkodran i kombëtares shqiptare. Lazio nuk u mjaftua me kaq, pasi Luis Alberto realizoi edhe golin e gjashtë. 

Në anën tjetër, Muriqi zhvilloi 9 minuta, dhe nuk arriti të lë ndonjë shenjë në këtë takim.

Sulmuesi prizrenas u vlerësua me notën 6.3, ndërsa Hysaj me notën 7.7

/Insporti

-->