Vëllai flet për kalimin e Paul Pogbas në Real Madrid

Futboll 27 Gusht 2019 13:35

Mathias Pogba sërish ka komentuar spekulimet rreth transferimit të vëllait, Paul Pogba në Real Madrid.

Mathias Pogba ka përsëritur qëndrimin e tij se vëllai i tij, mesfushori i Manchester United, Paul Pogba mund të jetë përforcim i dobishëm për Real Madridin.

Reprezentuesi francez spekulohet se endë kërkohet nga “Los Blancos” në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

“Nuk e di, unë nuk jam brenda në “Bernabeu”. Në futboll, nuk i dihet kurrë. Ai është shumë mirë, si gjithmonë. Askush nuk pret nga unë që të them gjëra të këqija për Unitedin”, ka thënë Mathias për AS.

“Pauli është profesionist dhe e tashmja e tij është atje. E ardhmja? Varet nga klubet: nëse Manchester Unitedi dëshiron ta shesë dhe Real Madridi dëshiron ta blejë. Kjo është e gjitha biznes”.

“Të gjithë e dinë se vëllait tim mund t’i bëjnë mirë Real Madridi dhe Zidane. Ata që duhet të bisedojnë janë Real Madridi dhe Manchester Unitedi. Nuk e di çfarë të them… Zidane ka folur mirë për vëllain tim, është një nder”.