Vëllai i Rio Ferdinandit është pjesë e grupit që privatizoi KF Ferizaj

Futboll 22 Korrik 2019 21:51

KF Ferizaj para disa javësh është privatizuar nga një grup investitorësh anglez të udhëhequr nga ish futbollisti i Premier Ligës, Brian Deane.

Ceremonia e nënshkrimit të privatizimit të klubit ishte bërë në Hotel Emerald në Prishtinë më shtatë korrik.

Grupi anglez në krye me Deane kanë blerë 51 për qind të aksioneve, ndërsa 49 për qind i takojnë grupit të Kosovës.

Pjesë e grupit anglez është mbrojtësi anglez, Anton Ferdinand, raporton ekskluzivisht Insporti.

Anton, është vëllai i legjendës të Manchester United dhe Kombëtares angleze, Rio Ferdinand.

 

Insporti mëson se Ferdinand është pjesë e grupit anglez dhe se është duke qëndruar në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Ferdinand sot ka vizituar ambientet e klubit elitar të Kosovës duke u takuar me zyrtarë të klubit dhe ka premtuar investime të mëdha.

Ndryshe, Ferizaj ende nuk ka arritur një marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Bylbyl Sokolin.

Vlen të theksojmë se “Billi” sezonin që shkoi bëri mrekullinë duke shpëtuar klubin nga rënia në kategorinë e dytë të futbollit kosovar “Liga e Parë”.

Anton Ferdinand karrierën si futbollist e ka zhvilluar në klube të ndryshme të Anglisë, si West Ham United, Sunderland, QPR.

Mbrojtësi 34 vjeçar aktualisht është futbollist i lirë pasi i ka përfunduar kontrata me klubin skocez, St.Mirren. /Insporti.com/