Vëllai i Tahir Batatinës për portierin e Llapit: Kurgjo nuk po na duhet, veq me marrë pagë badihava

Futboll 02 Mars 2021 10:41

Vëllai i trajnerit të Llapit, Tahir Batatina dhe anëtari i kryesisë, Amrush Batatina ka bërë një koment interesant sa i përket kthimit të portierit italian, Giacomo Nava. Nava është rikthyer në skuadrën llapjane por duket se kjo nuk i ka pëlqyer Amrushit, shkruan Insporti.com.

Rikthimin e portierit italian e lajmëruan zyrtari i klubit, Besart Hoti dhe trajneri i portierëve të Llapit, Bekim Mulliqi, nëpërmjet publikimit të një fotografisë së bashku me Navën në një nga kafeteritë e qytetit të Podujevës.

Amrush Batatina komentoi duke thënë se nuk i duhet asgjë skuadrës së Llapit dhe vetëm do të merr pagë badihava.

“Valla kurgjo nuk po na duhet veq me marrë pagë badihava”, ishte komenti i vëllait të Tahir Batatinës.

Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Amrushit paska ka kuptuar se çfarë mund të shkaktojë ai koment, duke e fshirë dhe bërë një koment të ri.

Në komentin e ri ai shkruan: “Ju priftë e mbara”.

Pas këtij komenti, ka komentuar edhe presidenti i klubi llapjan, Beqir Batatina.

Presidenti Batatina ka mbështetur rikthimin e Navës duke shkruar: “Forca Llapi Forca Llapi”.

Në këtë sezon Llapi ka pasur probleme të mëdha në portë. Në afatin kalimtar të janarit, llapjanët transferuan portierin kroat Marijan Coric.

Coric do të mungojë në derbin rajonal me KF Prishtinën që do të zhvillohet këtë të shtunë në kuadër të Superligës. Ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Ballkanin, të cilën Llapi e fitoi me rezultat 1:0.

Përjashtimi i Coricit, ia mundësoi debutimin në Superligë portierit të ri Drilon Ajeti.

KF Llapi pas 22 xhiro të zhvilluara renditet në pozitën e shtatë me 26 pikë. /Insporti.com/

-->