Vëllai për vëllain, momenti kur Arjan Ademi i del në mbrojtje Ezgjan Aliut

Futboll 13 Qershor 2021 19:25

Maqedonia e Veriut për herë të parë në histori të vendit është duke marrë pjesë në një turne të madh të organizuar nga UEFA. Maqedonia e Veriut sonte debutoi në një Kampionat Evropian kundër Austrisë në kuadër të “Euro2020, raporton Insporti.com.

Kjo arritje është edhe falë kontributit të futbollistëve shqiptarë, trajnerëve dhe zyrtarëve të ndryshëm në Federatën e Futbollit.

Gjatë pjesës së dytë, mbrojtësi Ezgjan Aliu u ndëshkua me kartonë të verdhë për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj mesfushorit austriak Laimer, ndërhyrje për të cilën u penalizua.

Aliu u rrethua nga futbollistët austriakë duke i kërkuar sqarime përderisa ai ishte i shtrirë në tokë.

Megjithatë, Aliut nuk i mungoi mbështetja nga Futbollisti tjetër shqiptar, Arjan Ademi.

Ademi vrapoi me shpejtësi për t’u futur në mes të futbollistëve austriakë, për ta ndihmuar Aliun të ngritet në këmbë.

Ky moment ishte i jashtëzakonshëm, pasi tregoi lidhjen që kanë mes veti futbollistët shqiptarë, ani pse nuk përfaqësojnë shtetin e origjinës, Shqipërinë.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë për shtetin fqinj, filluan katër futbollistë shqiptarë.

Enis Bardhi, Arjan Ademi, Ezgjan Aliu, Visar Musliu, ndërsa në bankën rezervë janë Egzon Bejtullahu dhe Ferhan Hasani “Buba”.

Në shtabin teknik të Maqedonisë së Veriut është edhe trajneri shqiptar nga Tetova, Xhengis Rexhepi.

Futbolli në shtetin e Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga shqiptari Muhamed Sejdini, i cili është kryetar i Federatës së Futbollit.

Ndeshja Austri – Maqedonia e Veriut është duke u zhvilluar dhe rezultati momental është baras, 1:1. /insporti.com/

-->