Vëllau i Haxhi Krasniqit fiton me TKO – shikoni pamjet

Sporte luftarake 04 Maj 2019 22:08

Qëdnrim Krasniqi, vëllai i Haxhi Krasniqit ka shënuar edhe fitoren e tij të tretë nga katër meçe në boksin profesionist.

Në duelin e zhvilluar në Unterschleissheim në Gjermanisë, Krasniqi i ri për kundërshtar kishte boksierin nga Gjeorgjia Mindia Nozadze, të ciline mundi me nokaut në rundin e dytë.

Krasniqi, tashmë 20 vjeçar është duke ndërtuar ngadalë profilin e tij në boksin profesionist dhe pas humbjes në debutim nga Anando Agovic, ka shënuar tri fitore brenda gjashtë muajve, në meçe të zhvilluara në Gjermani.

Insporti ju sjell edhe pamjet nga ky meç dhe nokauti që i dha Krasniqit fitoren dhe njëkohësisht kujtojmë se Haxhi Krasniqi, pikërisht të shtunën e ardhshme zhvillon meçin e tij të radhës, ku mbron titullin evropian në federatën EBU, në duel me gjermanin Hartel.