Vëllaznimi mbetet në Superligë

Hendboll 18 Maj 2019 17:40

Hendbollistet e Vëllaznimit të Gjakovës edhe në edicionin e ardhshëm do të luajnë në Superligën e Kosovës.

Vëllaznimi të shtunën në Drenas ka fituar ndeshjen e play out-it ndaj skuadrës CLICK me rezultat 31:22. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:7 për gjakovaret.

Vëllaznimin drejt fitores e udhëhoqi E. Radoniqi me 13 gola.

Te CLICK-u u dallua M. Ipçi me 14 gola.

Vëllaznimi kishte mbyllur edicionin në Superligë në vendin e parafundit dhe për këtë e luajti ndeshjen e play out-it me CLICK-un që ishte i dyti në Ligën e Parë.

Nga Superliga e femrave është larguar Vjosa, ndërsa skuadër e re e Superligës do të jetë Ferizaj që ishte kampion në Ligën e Parë./Insporti