Vëllaznimi përforcohet me dy basketbollistë, një nga ta ishte pjesë e Ponte Prizrenit

Basketboll 22 Shkurt 2021 14:54

Klubi i Basketbollit Vëllaznimi së fundmi ka zyrtarizuar dy basketbollistë të huaj.

Tiwian Kendley dhe Ty Nichols janë dy basketbollistët më të rinj të klubit gjakovar që bën gara në Superligë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e “kuqezinjve” përmes rrjetit social “Facebook”.

Nichols ishte pjesë e Ponte Prizrenit dhe është asistuesi më i mirë në ligë, ndonëse nuk ishte pjesë e Superligës për një muaj.

Nichols e njeh mirë basketbollin kosovar pasi ka dy sezone që paraqitet në palestrat kosovare.

Kendley ishte pjesë e ekipit nga NBA, Washington Wizards në ligën veriore në sezonin 2018/19.

Gjatë ditës së sotme, Vëllaznimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me Kendall Jacks.

-->