Vendim interesant, NBA ‘legalizon’ përdorimin e marihuanës

NBA 07 Tetor 2021 12:43

Lojtarët e NBA nuk do t’i nënshtrohen testimit të rastësishëm për marihuanën në edicionin e ardhshëm.

Sezoni 2020-21 ishte fushata e parë e plotë që protokollet e testimit për marihuanën u pezulluan, pas politikës që u vendos në rifillimin e sezonit në 2019-20.

Megjithatë, tashmë NBA ka legalizuar përdorimin e marihuanës për lojtarët dhe ky nuk do të jetë problem më për ata.

Sindikata e lojtarëve, NBPA, ka konfirmuar se NBA nuk do të kërkojë testimin e lojtarëve për konsum të marihuanës.

-->