Vendimi i fundit për Elseid Hysajn

Futboll 22 Prill 2021 15:37


Napoli do të përballet sonte kundër Lazios në kuadër të xhiros së 32’të në Seria A, ku kjo ndeshje cilësohet si ndeshje direkte për luftë për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm.

Elseid Hysaj pritet që këtë sfidë ta nisë nga minuta e parë teksa në sytë e trajnerit Genaro Gatuzo, është zgjedhja e parë para mbrojtësit tjetër të krahut Mario Rui.

Edhe pse kontrata e lojtarit do të skadojë në fund të sezonit dhe do të largohet nga klubi me parametër zero, sërish mbrojtësi i kombëtares po jep maksimumin pa u kursyer në fushë dhe në këtë formë ia ka dalë të shpërblehet nga Gatuzo.

Për Hysajn janë të interesuara klube si Leicester, West Ham dhe Fiorentina. /Insporti.com/

-->