Vendos FBK-ja , finalja e Superkupës zhvillohet në këtë qytet

Superliga 05 Shtator 2019 17:51

Federata e Basketbollit të Kosovës ka marr vendim se ku do të luhet finalja e Superkupës.

Palestra “Mizahir Isma” do të jetë tempulli i Superkupës në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Superkupa mes Rahovecit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 24 shtator të këtij viti.

FBK në bashkëpunim me KB Rahovecin do t’i bëjnë të gjitha përgatitjet që kjo ngjarje të shkoj në mënyrën më të mirë të mundshme.