Vendos goli i Suarezit në fund – trofeu ‘Joan Gamper’ i takon Barcelonës

Futboll 04 Gusht 2019 22:16

Barcelonës ka arritur që para tifozëve të saj ta përmbysë rezutatin kundër Arsenalit, për ta fituar trofeun Joan Gamper.

Në përballjen kundër Arsenalit, skuadra katalanase ishte në disavantazh pas 36 minutave, por arriti të përmbyste gjithçka.

Reagimi i Barçës erdhi tek në minutën e 69’, pas autogolit qesharak të Maitland-Niles.

Përmbysjen e kompletoi Luis Suarez, i cili shënoi në minutën e 90’ për rezultatin përfundimtar dhe fitoren 2:1.