Vendoset e ardhmja e Mentor Zhdrellës

Futboll 12 Qershor 2019 23:55

“Labinot Osmani dhe Mentor Zhdrella janë bashkuar sërish. Kësaj rradhe dy futbollistët eminent në futbollin kosovar do të luajnë së bashku te KF Llapi.

Mentor Zhdrella i cili e kishte zyrtarizuar javë më parë qëndrimin te Llapi e konfirmoi edhe njëherë tjetër vazhdimësinë me ekipin nga “Zahir Pajaziti”, pasi që futbollisti nuk kishte firmosur dhe ishte në bisedime me FC Prishtinën dhe FC Dritën, raporton gazetasheshi.com.

Zhdrellës i është bashkuar ish-tandemi i tij në repartin ofansiv, Labinot Osmani, i cili ka arritur marrëveshje me klubin llapjan për edicionin e ardhshëm.

 

“Msit” i kësaj marrëveshje është bërë Hysen Sadiku – Hysi, ish-pronar i Klubit Futbollistik “Hysi” që tashmë nuk ezksiton.

Zhdrella dhe Osmani kishin luajtur më parë së bashku te Hysi dhe Feronikeli.

Zhdrella edhe zyrtarisht tashmë do të marrë shirtin e kapitenit pas largimit të Hamdi Namanit te Drita.

Ndërkohë, Labinot Osmani do të plotësojë boshllëkun e lënë nga Ahmed Januzi, i cili u transferua te Prishtina.

Llapi ka zyrtarizuar gjatë ditës së sotme edhe ardhjen e Kastriot Selmanit, ndërkohë që më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Enis Zabërgjen me Klodian Nurin nga Shqipëria dhe Bruno Arrabal nga Brazili.