Ventspils – Sigal Prishtina, rezultati pas pjesës së parë

Basketboll 06 Nëntor 2019 18:55

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ventspils – Prishtina, e vlefshme për Grupin C në FIBA Europe Cup.

Pas 20 minutave lojë, skuadra letoneze është në epërsi me tri pikë, 56:53.

Maris Gubis, Timothy Neocartes dhe Ronalds Zakis me nga 11 pikë u dalluan te vendësit, ndërsa Divine Myles (17), Dardan Berisha (14) e Fahro Alihodzic me 11 pikë ishin më efikasit te Sigal Prishtina.

-->