Ventura ishte turpëruar në nëntor – mësoni sa është paguar që nga ajo kohë

Futboll 13 Maj 2018 11:07

Selektori i Italisë në futboll Gian Piero Ventura, që nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfunduan kualifikimet dhe Italia mbeti jashtë Kampionatit Botëror, është shndërruar në armikun sportiv numër 1 në shtetit të tij.

Mirëpo, ky trajner deri këtë fundjavë ishte nën kontratë si selektori të Italisë edhe pse rreth kësaj teme ka pasur spekulime të shumta, por edhe analiza se çfarë trajneri dhe çfarë ndryshimesh tjera janë të nevojshme në këtë kombëtare, që ti kthehet sukseseve të dikurshme.

Ventura e ka përfunduar kontratën me Federatën Italiane të Futbollit, fiks një muaj para skadimit të saj.

Mirëpo, që nga nëntori, e deri më tani ai është paguar një milionë Euro dhe sot pas përfundimit të kontratës, hoqi dorë nga 50 mijë Euro, nga paga e federatës italiane të futbollit.

Shifrat i ka zbuluar gazetari italian Tancredi Palmeri, i cili po ashtu ka pohuar se Ventura ka qenë “i trupshëm” në punën e tij dhe se kontratën me FIGC e ka përfunduar para kohe vetëm që jetë i lirë për të negociuar me klube për sezonin e ardhshëm.

-->