Veprim i jashtëzakonshëm i futbollistëve të Shqipërisë para ndeshjes me Anglinë për heroin Sala

Futboll 28 Mars 2021 18:26

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë një gjest fantastik pak momente para se të fillonte ndeshja kundër Anglisë, shkruan Insporti.com.

“Kuqezinjtë” kanë mbajtur veshë një fanellë me dedikim për Arjan Salën, që humbi jetën duke mbetur në mes flakësh për të shpëtuar kolegët e tij në “Casa Italia”.

“Heroi i heshtur është mes nesh” – shkruhej në fanellat e lojtarëve shqiptarë të cilët po kryenin ngrohjet.

Ndryshe, ndesha ka filluar tashmë dhe po zhvillohet minuta e 26-të, teksa rezultati është 0:0.

https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/posts/3683518471747355

-->