Veprimi i futbollistit të Barcelonës pas zëvendësimit sonte bëhet viral në rrjetet sociale

Futboll 14 Shtator 2021 23:17

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e sotme në kuadër të garës më prestigjioze evropiane në futboll, Liga e Kampionëve.

Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Bayern Munichut.

Bayern Munichu e dominoi plotësisht skuadrën vendase duke arritur një fitore bindëse me rezultat, 0:3.

Muller (’33) dhe dy golat e Lewandowskit (’56,’85) ia dhuruan fitoren sonte skuadrës nga Mynihu.

Në pjesën e dytë, Jordi Alba u largua nga loja prej trajnerit Ronald Koeman.

Ndërkaq, veprimi i mbrojtësit spanjoll – zhgënjyes – në bankën rezervë u bë viral në rrjetet sociale.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për grupin E, ku bavarezët janë liderë me tri pikë, derisa Barcelona e fundit pa pikë, kurse Dinamo Kievi në vendin e dytë me tri pikë (pas fitores 1:0 ndaj Benficës) sonte.

-->