Veprimi i Januzajt është hit në mediat spanjolle
Futboll
21 Maj 2018
17:12

Takimi i mbrëmshëm i Barcelonës me Real Sociedadin ishte përshëndetës për Andres Iniestën dhe meqë ishte takimi përfundimtar i sezonit përveç për kapitenin legjendar të Barcelonës, u festua edhe për Lionel Messin, i cili e përfundoi sezonin si golashënuesi më i mirë i La Ligas.
Konfirmimi se Messi sivjet ka qenë lojtari më i mirë në ligë dhe tërheqja e kampionit kanë qenë super lajme, por medieve në Spanjë nuk u ka ikur edhe një veprim i Adnan Januzajt, gjegjësisht një driblim i tij, që ia humbi topin Yerry Minas tërësisht.
Mediat e kanë komentuar këtë rënie nga loja të Minas dhe rrëzimi ne tij qesharak, kurse video më pas është përhapur në Spanjë dhe jo vetëm.
Shikoni videon