Veprimi kontraverz i Sanchez pasi shënoi kundër Arsenalit sonte do t’i irritojë fansat e ‘Topçinjëve’

Alexis Sanchez qeshi i fundit me fansat e Arsenalit të cilët e vërshëllyen vazhdimisht atë në “Emirates” derisa ai në mënyrë briliante hapi llogarinë e golave për Manchester United.
Lojtari më i paguar në futbollin anglez më në fund u tregua krucial në një ndeshje të rëndësisë së madhe dhe shënoi pas asistimit perfekt të Romelu Lukakut.
Sanchez – i cili ka bërë 166 paraqitje për Arsenalin në katër sezone – ngriti duart duke festuar para fansave vendës në “Emirates”.
Kjo gjë sigurisht se nuk do të pritet aspak mirë nga tifozët e skuadrës nga veriu i Londrës, të cilët ende mbajnë mëri në kilianin për transferimin e tij te rivali nga liga.
Duhet theksuar se Sanchez vazhdimisht u vërshëllye përgjatë ndeshjes dhe veprimi i tij ishte si në lloj hakmarrje nga fansat e klubit londinez. /Insporti.com/