Verdikti “perfekt” i Capellos rreth debatit “Messi-Ronaldo”

Futboll 14 Mars 2019 19:53

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e dëshmuan edhe një herë në mesjavë pse konsiderohen si dy prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve.

Hat-tricku i Ronaldos kundër Atletico Madridit, ia siguroi çerek-finalen Juventusit, derisa Messi shënoi dy gola dhe asistoi për dy të tjerë në fitoren e Barcës 5-1 kundër Lyonit.

Të gjithë kanë preferencën e tyre kur përmendet debati “Messi-Ronaldo”, mirëpo fjala e Fabio Capellos rreth kësaj çështje sigurisht se ka peshë më të madhe.

Derisa italiani ka një mendim pozitiv për Ronaldon, ai qartazi mendon se Messi është më i mirë.

TOPSHOT-FBL-ESP-LIGA-BARCELONA-REAL MADRID

“Ronaldo është futbollist i jashtëzakonshëm, por Messi është gjeni,” tha Capello.

“Janë tre gjeni në futboll: Pele, Maradona dhe Messi. Pikë. Ronaldo është shumë i fortë, por Messi është gjeni dhe diçka tjetër.

“U përballa me Messin kur ishte 16-vjeç dhe isha i mahnitur. Ai bënte të njëjtat gjëra që bën sot, por 20 vite më i ri sepse ka lindur gjeni.

“Ai shpikë gjëra që të tjerët nuk i shohin. Ronaldo e ka bërë veten kampion, por jo gjeni.” /Insporti.com/